Telegrafi

Humbi 75 kilogramë pasi u fejua, dëshironte të dukej bukur para altarit (Foto)

Çfarë e shtyn një njeri që të humbas peshë?

Për një grua nga Teksasi, ishte dita e dasmës së saj.

Haley Smith, mori propozim nga i dashuri i saj në vitin 2015 por kur i pa fotografitë u ndje shumë e turpëruar për peshën që ka.

“Në gjithë jetën time si e rritur, kam pasur sfidë me peshën time”, shkruan Smith në Instagram.

Në kohën kur ajo u fejua peshonte 127 kilogramë dhe pasi pa fotografitë ajo vendosi të ndryshojë.

Humbjen e peshës ajo e dokumentoi në Instagram dhe për më pak se një vit nga dita e fejesës, Smith eci drejtë altarit duke peshuar vetëm 52 kilogramë.