Telegrafi

Humbi 50 kilogram brenda gjashtë muajve, por shumica nuk po i besojnë

Studentja nga Kardifi i Anglisë, peshonte 106 kilogram, por ajo angazhoi një trajner personal, që të ushtroi dhe të heqë peshë.

Vajza 20-vjeçare, po pretendon se ka humbur gjysmën e peshës dhe ka fituar numrin u dashur të rrobave, falë ushtrimeve të shumta dhe dietës strikte.

Por, studentja e matematikës është dëshpëruar, me të parë komentet në rrjete sociale, ku fotografitë e saj po cilësohen si mashtrim, meqë nuk po besohet se ajo ka hequr kile.

“Jam mërzitur shumë, në momentin kur tregova fotografitë, ku shfaqa qëllimet e mija me madhësi dhe peshë më të ulët, ndërsa njerëzit më kritikonin dhe akuzonin për mashtrim. Ata janë vetëm luftëtarë që shkruajnë në tastierë, e që nuk më njohin aspak, në fakt këtë e marr si kompliment.” ka thënë Peters.

Asaj i ka dalë në ndihmë Ryan Evans, trajneri profesional, i cili i ka qëndruar pranë dhe e ka udhëzuar, deri në humbjen e peshës.

“Ejani dhe takojeni Abigaili dhe do të vërtetoni se gjithçka është e vërtetë. Ekipi që punuam në ushtrimin e saj, nuk ka nevojë të gënjej” ka thënë trajneri i vajzës, që humbi peshë, në mënyrë drastike.

Derisa ka pasur njerëz që e kanë inkurajuar dhe lavdëruar për mundin, të tjerë kanë shfaqur mosbesim.

“A mendon edhe dikush tjetër që këto fotografi janë me Photoshop?” ka qenë një koment, i cili pasohet nga tjetri ku thuhet se: “Nuk ka mundësi që kjo të arrihet me gjashtë muaj”.

“Në fillim jam mërzitur, kur më akuzuan se kam përdorur Photoshop, por më pas u mësova. Meqenëse familja dhe shoqëria po më mbështesin, më nuk më brengosin fjalët, se jam duke mashtruar” ka thënë Abigail, lidhur me dyshimet për mashtrim, transmeton Telegrafi.