Jayne dhe Terence Modlinsky nga Mançesteri i Anglisë, i kanë kërkuar të bijës Hollie të mbante dietë, sepse kishte peshë të tepruar.
Pasi 23-vjeçarja u përkushtua këesaj kërkese dhe shmangte ushqimin e tepërt, ajo humbi 40 kilogramë. Më në fund ajo kishte peshë normale, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ajo tash kishte “problem” me gjoksin e lëshuar, andaj prindërit paguan afro gjashtëmijë euro që t’i nënshtrohet intervenimit për rregullimin estetik.
“Kalova jetën duke ngrënë ushqime të porositura, që nuk e kanë asnjë vlerë. Me të humbur peshën, urreja edhe më shumë trupin sepse sisat më ishin bërë si të gjysheve”, ka thënë Hollie lidhur me rastin.
Sipas saj, intervenimi ishte i domosdoshëm dhe jo vetëm një shpërblim që ia bënë prindërit. /Telegrafi/