Miqtë e një adhuruesi të futbollit nga Durham i Anglisë, kanë brohoritur kur ai hyri nëpër dyert e ngushta të stadiumit – gjë që nuk mund ta bënte vitin e kaluar, shkaku i mbipeshës.
Tim Hickman kishte vendosur të humbte peshë, pasi gjatë janarit të vitit të kaluar, është dashur të hynte nëpër portën e ndërtesës për të parë lojën e klubit të preferuar Darlington FC, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, 23-vjeçari ndryshoi dietën dhe bënte ushtrimet e duhura fizike, që të hyjë nëpër shtigjet e duhura, kur të zhvillohet takimi i radhës.
Brenda dhjetë muajve, Hickman humbi 40 kilogramë, nga pesha e përgjithshme prej 159 kilogramëve.
Përkushtimi tij është përshëndetur ngrohtë prej miqve, të cilët i brohoritën dhe kënduar për ndryshimin e vazhdueshëm që është duke e bërë. /Telegrafi/