Orëve të fundit kanë buxhitur thirrjet për të gjetur profesoreshën e fakultetit shkenca të bujqësisë dhe ushqimit në Shkup, Snezhana Trojaçanec.
Përveç apeleve të ndryshme nëpër rrjetet sociale, burri i saj Pllamen me një deklaratë prekëse ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për t’a gjetur gruan e tij, Snezhana, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Ju lutem të ndihmoni për t’a gjetur gruan dhe nënën e fëmijëve tanë. Nuk e di kur ka dalë nga shtëpia pasi kam fjetur gjatë natës. Në mëngjes e kam vërejtur se nuk është. Jashtë është ftohtë, më ndihmoni që ta gjejmë” ka deklaruar burri i së humburës.
Profesoresha e humbur është e moshës 52 vjeçare ndërsa nëse ka ndonjë informacione rreth saj, familjarët kërkojnë t’i informoni në numrin 078 257 878. /Telegrafi/