Telegrafi

Humbet Kili, por jo dhe Uruguai e Kolumbia (Video)

Janë zhvilluar takimet e nënta kualifikuese për Kupën e Botës për përfaqësueset e Amerikës së Jugut.

Me këtë rast Kili është mundur nga Ekuadori me rezultat 3-0.

Lexo po ashtu Tjetër barazim nga Argjentina në kualifikimet për Kupën e Botës (Video)

Golat në këtë takim u shënuan nga Antonio Valencia (19’), Cristian Ramirez (23’) dhe Felipe Caicedo.

Por, si kilianët nuk gabuan Uruguai dhe Kolumbia të cilat fituan në këtë gjiro.

Kolumbia fitoi ndaj Paraguait me rezultat 0-1 me golin e Edwin Cardonas në minutat shtesë të takimit.

Kurse Uruguai fitoi ndaj Venezuelas me rezultat 3-0. Golat në këtë takim u shënuan nga Nicolas Lodeiro (29’) i cili u asistua nga Luis Suarez, ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga Edison Cavani (46’ dhe 79’).

Lexo po ashtu Brazili shkatërron Bolivinë (Video)

Pas takimeve të nënta Uruguai prinë me 19-të pikë në vendin e parë, i ndjekur nga Brazili me 18-të dhe Ekuadori, Kolumbia dhe Argjentina me nga 16-të pikë. /Telegrafi/