Telegrafi

Humbet jetën futbollisti shqiptar Brian Filipi

20-vjeçari ishte duke ecur rrugës në Ravenna të Italisë, kur një veturë ka dalë nga rruga dhe ka goditur shqiptarin, i cili ka humbur jetën në vend.

Po në këtë aksident janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë treguar se vetura kishte hedhur disa metra në ajër shqiptarin, pasi e kishte goditur nga prapa.

Brian Filipi tashmë disa vite aktivizohej në ligat më të ulëta të kampionatit italian, ndërsa së fundi mbante fanellën e klubit Ravena, që garon në ligën e tretë italiane, atë veriut (C1/B).