Site icon Telegrafi

Humbën gjatë eksplorimi në mal, policia shpëton turistët grekë

Shërbimet e Policisë iu erdhën në ndihmë tre turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban.

Kjo për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore.

Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

Exit mobile version