Kompanitë e mëdha të basteve shpesh herë dinë të luajnë rol të rëndësishëm në skuadrat evropiane.
Dhe një gjë e tillë së fundmi ka ndodhur edhe në ndeshjen miqësore mes skuadrës polake Pogon dhe asaj rumune Astra.
Pogon fitoi ndeshje me rezultat 3-1, mirëpo kjo ndeshje nga të gjithë mediat evropiane po cilësohet si skandaloze dhe e kurdisur.
Në pjesën e parë si duket ka qenë urdhër i prerë që mos të shënojë gol asnjëra skuadër.
Kësisoj gjyqtari i ndeshjes akordoi për secilën skuadër nga një penallti por të dyja penalltitë u humbën me qëllim nga lojtarët.
Në pjesën e dytë duket se skuadrat ishin dakorduar të hapnin portat dhe u shënuan katër gola.
Në fund Pogon triumfoi me rezultat 3-1 edhe pse Astra kaloi e para në epërsi.
Kjo ndeshje ka hapur një hetim në Rumuani ndaj skuadrës së Astras e cila mund të dënohet rëndë nga federata rumune por edhe nga UEFA. /Telegrafi/