Një fëmijë i moshës 3 vjeçar ka humbur jetën në Prizren, pasi një automjet i ndalur ka lëvizur duke e goditur fëmijën dhe një person tjetër i cili ka marrë lëndime trupore.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30, ku një shofer e kishte ndaluar automjetin në rrugën “Jul Variboba” dhe kishte dalë pa u siguruar se automjeti nuk do të vetë lëvizë dhe përderisa shoferi i pakujdesshëm po bisedonte me një qytetar, vetura ka lëvizur prapa dhe e ka goditur fëmijën.
Lëndime të lehta ka pësuar edhe një qytetar e më pas vetura është përplasur me një veturë tjetër që ishte e parkuar.
Fëmija e lënduar është dërguar në spitalin rajonal mirëpo nuk i ka përballuar plagët. Shoferi i pakujdesshëm është arrestuar.