Site icon Telegrafi

Humb vetëdijen prapa timonit, kamioni gjigant shkatërron gjithçka që i del rrugëve të qytetit australian – mrekullisht shpëton shoferi

Një video rrëqethës shfaq momentin kur një kamion i dalë nga kontrolli fillon të shkatërrojë gjithçka që i del përpara – stacionin e autobusit, kopshte të shtëpisë e mure.

Kamioni gjigant po lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugën Hamstead në Manningham të Adelaide, Australi, kur filloi të bëjë lëvizje të pakontrolluara, transmeton Telegrafi.

Një kamerë e vendosur brenda një veturë që kalonte pranë kamionit, shfaq mjetin e madh transportues që fillon të shkatërrojë gjithçka që i dilte përpara.

Mrekullisht nga e tërë kjo nuk është lënduar askush, pavarësisht dëme të mëdha materiale që janë shkaktuar.

Mediat australiane raportojnë se shoferi 31-vjeç i kamionit, kishte humbur vetëdijen prapa timonit dhe kishte filluar të përplaset në çdo gjë që i dilte përpara.

Është interesant se shoferi ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, pavarësisht se fytyra i ishte mbuluar me gjak.

Pasi që ishte ndalur nga përplasjet e vazhdueshme mjeti transportues, shofer që ishte pavetëdije ishte dërguar me urgjencë në spital, nga ku është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0CcexXimCXQ&ab_channel=BreakingNewsToday

 

Exit mobile version