Telegrafi

Humb në referendum, jep dorëheqje kryeministri italian

Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka dhënë dorëheqje, pas humbjes së madhe që ka pësuar në referendumin për planin e tij për ta reformuar Kushtetutën.

Rezultatet e para tregojnë se deri 58 për qind e votuesve votuan kundër.

Referendumi është cilësuar si barometër i ndjenjave anti-establishment në Evropë. /Telegrafi/