Site icon Telegrafi

Humb në bixhoz, akuzon “maskat”

Policia pasi është njoftuar nga ankuesi P. H. (21) se kinse i ishin futur në internet tre persona me maska të zeza në kokë, kishte thënë se ata e kishin futur në tualet dhe e kishin plaçkitur dhe se kur kishte dalë prej aty e kishte parë se i mungojnë 300 euro, ka njoftuar Zëri.

Pas hetimeve të bëra, policia gjeti se e tërë kjo ngjarje ishte trillim dhe e ka arrestuar 21- vjeçarin, me të cilin tani po merret gjykata. /Telegrafi/
 

Exit mobile version