Videoja e filmuar në qytetin e Stary Oskol, shfaq momentin kur truproja e djalit të një pasaniku rus, nxjerr pistoletën pas përfundimit të një ndeshje të mundjes.
Sipas “Daily Mail”, djali i pasanikut po bënte një ndeshje mundjeje, ku humbi. Ai nuk e pranoi humbjen dhe nisi të përleshej me rivalin e tij.
Si pasojë, truproja i tij shihet të vrapojë drejt dy të rinjve me pistoletën gati për të qëlluar. Fatmirësisht rojat e sigurisë e neutralizuan atë.
Presidenti i Federatës së Mundjes në Rusi, Mikhail Mamiashvili, është shprehur se “kjo ishte një situatë e tmerrshme dhe e patolerueshme”.