Site icon Telegrafi

Humb linjat trupore pas lindjes, Kate Hudson kërkon t’i heqë kilogramët e tepërt

Kate Hudson (Foto: Brian Ach/Getty Images for POPSUGAR Play/Ground/Guliver)

Kate Hudson është një nga femrat më të bukura të Hollywoodit.

Pak më shumë se dy muaj më parë, aktorja solli fëmijën e saj të tretë në botë. Që nga kohë ka fituar disa kilogramë dhe për këtë ka filluar të merr masa bukuroshja amerikane.

“Është e vështirë kur ju keni fëmijë. Ai çdo gjë është para të gjithëve. Ju nuk keni shumë kohë t’i përkushtoheni vetes”, tha Kate për USWeekly.

Kate Hudson (Foto: Cindy Ord/Getty Images for POPSUGAR Play/Ground/Guliver)

 

Aktorja thotë se duhet të humbasë 11 kilogramë, megjithëse thotë se nuk ka nevojë të dobësohet edhe shumë.

Lexo po ashtu Lajmet për Kate Hudson

“Unë jam duke ushtruar për shëndetin tim. Gjithashtu dua të qëndroj më gjatë me tre fëmijët. Unë e di se shumë nëna e kanë të vështirë që të krijojnë një ekuilibër në mes të kohës me fëmijëve. Le të përballemi me këtë fakt, fëmijët janë prioriteti ynë kryesor dhe kjo është shumë e vështirë për të gjetur kohë të për vete “, tha ajo.

Kate është e njohur për figurën e përsosur, por ne nuk kemi asnjë dyshim se së shpejt do të kthehet në linjat e vjetra trupore.

Ndryshe, biondina gjithashtu do t’i kthehet gjatë vitit të ardhshëm edhe botës së aktrimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version