Kamera e sigurisë e vendosur brenda një veture në lëvizje, ka filmuar momentin kur shoferi i një veture tjetër humb kontrollin mbi timonin dhe rrokulliset, kurse nga dritarja fluturon shoferja që mbetet e vdekur në vend.
Anna P. Rodriguez po voziste veturën Ford Ranger nga e djathta në të majtë, dhe në një moment humb kontrollin dhe rrokulliset me veturë, ku nga fuqia e madhe e rrokullisjes fluturon disa metra në ajër, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme është filmuar në Rio Rico të Arizonës, kurse shoferja është shpallur e vdekur në vendin ku pësoi aksident.
Departamenti për Siguri Publike në Arizonë, nuk e kanë konfirmuar nëse shoferja në ato momente kishte vënë rripin e sigurisë.
Por, kanë konfirmuar se vetëm gjatë këtij viti 109 persona kanë humbur jetën në Arizonë, si pasojë e mosvënies së rripit të sigurisë. /Telegrafi/