Shoferi i një veture luksoze kishte humbur kontrollin mbi timonin dhe ishte futur brenda palestrës së fitnesit, duke goditur një burrë që në ato momente po vraponte në shiritin rrotullues dhe e përplasi për muri.
Samuel Kiwasz po ushtronte në një palestër në qytetin Culver, kur një veturë befasisht u fut brenda duke thyer dyert e lokalit dhe frikësuar të pranishmit që ishin në palestër, transmeton Telegrafi.
“Është mrekulli që jam gjallë”, ka deklaruar Kiwasz për televizionin KTTV.
E shoferja e veturës menjëherë kishte dalë jashtë për të parë nëse ishte lënduar dikush, megjithatë ajo ishte futur me shpejtësi në veturë, por ishte ndalur nga një polic jashtë detyre.
E Kiwasz që pësoi lëndime të lehta trupore, thotë se ndihet me fat për faktin se ka mundur ta pësojë edhe më keq. /Telegrafi/