Telegrafi

Humb kontrollin mbi parashutën, paraglajdisti brazilian përplaset në një ndërtesë – shpëton mrekullisht edhe pse bie nga 45 metra lartësi

Një paraglajder ka shpëtuar mrekullisht edhe pse u rrëzua nga më shumë se 45 metra lartësi, kur humbi kontrollin mbi parashutën në ajër dhe u përplas në një ndërtesë.

Marquinhos, 35-vjeç është filmuar nga distanca duke fluturuar mbi plazhin Drem në Itanhaem, një resort turistik përgjatë bregut të bukur të Sao Paulos në Brazil, transmeton Telegrafi.

Ai po manovronte pak metra larg ndërtesës dhe planifikonte të zbriste në rërën e plazhit, por ishin erërat e forta që e larguan dhe e përplasën në një ndërtesë.

Entuziasti i sporteve ekstreme filloi të sillet në ajër dhe në një moment u rrëzua, e videoja amatore shfaq atë duke u rrëzuar por jo edhe duke u përplasur, pasi që autori i videos vrapon për të parë nga afër se çfarë po ndodhte.

Si pasojë e rrëzimit dhe përplasjes, Marquinhos ka pësuar lëndime në dy këmbët dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Brazil. Megjithatë pamjet e publikuara në internet, tregojnë se si ai mashtron vdekjen dhe i shpëton më të keqes. /Telegrafi/