Shoferi i paemëruar që e voziste me shpejtësi një Lamborghini Aventador, e ka humbur kontrollin në një rrugë të Malajzisë.
Për pasojë, super-vetura është përplasur në dy vetura dhe ka mbetur mbi një kanal.
Riparimi i dëmeve që ka pësuar kalon shumën e dy veturave që u dëmtuan – edhe sikur të blihen të reja.
“Nuk është hera e parë që shoh vetura të shtrenjta që përfshihen në aksidente. Shoferët e tyre janë të rinj dhe nuk dinë të përshtaten me shpejtësinë e lartë”, ka thënë një polic lidhur me rastin. /Telegrafi/