Telegrafi

Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës.

Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në Bërxullë, në drejtim të Rinasit, shtetasi me inicialet Xh.H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.