Telegrafi

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, ndërron jetë në vend 33-vjeçari në Tiranë

Foto: Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën “Sylejman Delvina” në Tiranë.

Policia njofton se shtetasi R. K., 33-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH/