Telegrafi

Humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari në Tiranë

Foto: Ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas informacionit të policisë, në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti. /Telegrafi/