Telegrafi

Humb kartolina që e kishin shkëmbyer babë e bijë për 33 vjet (Foto)

Claire Fuller nga Hampshire e Anglisë, është mërzitur shumë për kartolinën që e ka shkëmbyer për 33 vjet me babain, pasi ajo ka humbur diku gjatë dërgesave.

Prej vitit 1984, ata e kishin shfrytëzuar të njëjtën ilustrim ku shfaqet një rosak, për t’i uruar ditëlindjen njëri-tjetrit dhe vitin në të cilin ishin, transmeton Telegrafi.

Kartolina që u shkëmbye për 33 vjet mes babait dhe të bijës

Mirëpo, letra e vjetër ka mbetur diku dhe zyrtarët e postës nuk po dinë se si ta gjejnë.

“Kam shkruar ankesën dhe dëshiroj të më kthehet, por ende nuk më kanë dhënë përgjigje zyrtare. Punonjësit e postës, kanë premtuar se do ta gjejnë”, ka thënë Fuller lidhur me rastin.

Po që se nuk ia gjejnë, ajo do të shfrytëzojë fotografitë për të improvizuar kartolinën e njëjtën, për të vazhduar traditën e urimit të ditëlindjes. /Telegrafi/