Tragjeditë vazhdojnë t’i ndjekin shqiptarët në Itali.
Të martën më 14 gusht në kantonin e Ticinos në Zvicër ka humbur jetën një turiste shqiptare e cila jetonte dhe vepronte në Itali.
Pak para orës 13:00 në urën historike të Aquino, 43 vjeçarja shqiptare është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.
Të parët që dhanë alarmin ishin familjarët e tashmë të ndjerës, por gruaja u nxjerrë nga lumi nga disa persona që ishin afër urës, përcjell Telegrafi.
Mobilizimi për të shpëtuar turisten italo-shqiptare ishte i madh si nga ekipet shëndetësore ashtu edhe nga organet policore apo zjarrfikësit.
Ajo u dërgua në spital më helikopterë por gjendja e saj ishte e rëndë dhe nuk arriti të mbijetojë.
Media italiane e cila jep edhe emrin e 43 vjeçares shqiptare, thotë se ajo jetonte në Cadorago që 15 vite, kohë kur ajo ishte martuar.
Kjo tragjedi ka prekur gjithë komunitetin e atij vendi.
Ekspertët që “kanë shërbyer” në atë vend, thonë se që nga viti 1975 në atë urë janë mbytur rreth 30 persona./Telegrafi/