Telegrafi

Humb jetën turistja polake në Durrës, dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit

Një turiste polake dyshohet se mëngjesin e sotëm ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i hotelit në plazhin e Durrësit ku ishte akomoduar për pushime.

Rënia nga lartësia i ka shkaktuar vdekjen 55-vjeçares, ndërkohë që grupi hetimor po merr në pyetje personelin e stafit dhe familjarë të saj për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Durrës/Informacion paraprak:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/