Policia tha se ngjarja ndodhi në Rrugën e 5-të, në parkingun e Hotel "Olimpia" ku shtetasi grek Kostandinos Karadhimas, 79 vjeç u konfliktua me 53-vjeçarin Xhemal Kullain për parkimin e automjeteve të tyre në parkingun e hotelit.
Hetimet paraprake rezultuan se gjatë konfliktit, personat janë shtyrë me duar dhe një prej tyre, Kostandinos Karadhimas është rrëzuar përtokë duke u dëmtuar në kokë.
79 vjeçari u dërgua menjëherë në spital ku dhe ndërroi jetë. Policia shoqëroi 8 dëshmimtarë okularë që ishin rezidentë në hotel, familjarët e viktimës si dhe të autorit të dyshuar, raportoi e përditshmja Panorama.
Pasi dëshmitarët pohuan se debati ka qenë vetëm ndërmjet bashkëshortes së viktimës dhe autorit të dyshuar dhe pasi mësoi se viktima vuante nga zemra dhe se para pak vitesh kishte vendosur edhe valvol, policia hoqi dyshimet paraprake për vrasje duke mos proceduar me veprime për arrestimin e Kullait.
Prokuroria e Rrethit Gjtyqësor Sarandë, nisi dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe zbardhjen të saj./Telegrafi/