Telegrafi

Humb jetën i riu në ‘Vodno’

Mbrëmë vonë rreth orës 23 e 15 minuta ka ndërruar jetë 22 vjeçari i cili me një motoçikletë ka goditur mburojat e rrugës për në Shkup nga vendi i quajtur Vodno, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I riu ka humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij ”Suzuki 750” dhe ka goditur mburojat e hekurit anës rrugës ku ka pësuar lëndime të rënda.

Veturat e ndihmës së shpejtë shumë shpejt kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe e kanë dërguar të riun në klinikën ”Nënë Tereza” ku mjekët veçse kanë konstatuar vdekjen./Telegrafi/