Telegrafi

Humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike punonjësi i bashkisë në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin veriperëndimor të Shkodës, ku ka humbur jetën një punonjës i bashkisë i cili po riparonte disa ndriçuese në lagjen “10 Korriku” të qytetit.

Viktima, 54 vjeç me inicialet Sh.D, ishte punonjës i Sektorit të Ndriçimit dhe sipas dëshmive ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/