Një tifoz i Irlandës së Veriut ka vdekur në Nice, ka konfirmuar policia franceze.
Siç raporton BBC, i riu ishte rrëzuar nga një shëtitore e lartë rreth tetë metra në një plazh shkëmbor në Nice.
I riu, në të njëzetat, ka ndërruar jetë në orët e hershme të të hënës.
Bëhet e ditur se vdekja e tij ishte aksidentale dhe nuk ishte si pasojë e ndonjë përleshjeje ndërmjet tifozëve apo ndonjë incident tjetër.
Ritheksojmë se ditët e para të Kampionatit Evropian janë shoqëruar me përleshje ndërmjet tifozëve.