Site icon Telegrafi

Humb jetën një shtetas i Shqipërisë në një aksident në Korenicë të Gjakovës

Foto: Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën rajonale Gjakovë-Qafë Morinë në fshatin Korenicë.

Sipas njoftimit për media, në këtë aksident një qytetar i Shqipërisë ka humbur jetën kurse janë lënduar gjashtë persona.

“Sot me datë 12. 04. 2019 në ora 13:47 në rrugën rajonale Gjakovë – Qafë Morinë në fshatin Korenicë ka ndodhur një aksident i rëndë i komunikacionit në mes të dy automjeteve të udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit të komunikacionit një qytetar i SH/Shqipërisë ka humbur jetën, kurse janë lënduar gjashtë persona tjerë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ndalur të gjitha njësit relevante Policisë Rajonale të Gjakovës dhe në bashkëpunim me prokurorinë e Shtetit po merren masat e nevojshme”, njofton Policia./Telegrafi/

Exit mobile version