Site icon Telegrafi

Humb jetën një shofer kamioni nga Maqedonia në një aksident në Beograd

Mediumet serbe informojnë se dje pas mesnate, ka ndodhur një aksident tragjik, në të cilin ka humbur jetën një shtetas i Maqedonisë (35-vjeçar – drejtues i kamionit).

Aksidenti ka ndodhur në Beograd në rrugën drejt Dobanovcit, kur janë përplasur një makinë dhe kamioni që ka qenë nën shoqërimin e policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aksident, janë lënduar edhe katër persona tjerë, të cilët janë dërguar në Shërbimet e ndihmës së shpejtë.

Thuhet se aksidenti është shkaktuar nga konvoji i kamionëve, ndërsa arsyet do të zbulohen pas hetimeve./Telegrafi/

Exit mobile version