Telegrafi

Humb jetën një punëtor shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Frascineto të Italisë, ku një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

E.M u godit në kokë nga një pllakë betoni, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, raportojnë mediat në Itali.

Aksidenti u dëshmua nga kolegët e punës së shqiptarit, të cilët nuk mundën të bënin asgjë për të shmangur tragjedinë.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës./abcnews.al/