Telegrafi

Humb jetën një punëtor në Rrugën e Arbërit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbërit, ku një punëtor 53-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë, A. A. duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:40, në Rrugën e Arbërit, shtetasi A. A., rreth 53-vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /TCH/