Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, një person humbi jetën, ndërsa një adoleshent është me lëndime të rënda nga aksidenti i djeshëm që ndodhi në rrugën Prilep-Manastir në fshatin Topollçan.
Në aksidentin e ndodhur mes veturës ‘Opel Astra’ e drejtuar nga Gj.M (60) nga Berova, dhe veturës ‘Citroen Berlingo’ e drejtuar nga Z.S (46) nga Manastiri, janë lënduar edhe tre persona, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në aksident ka humbur jetën Z.S ndërsa lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari i automjetit ‘Opel Astra’. Janë lënduar edhe shoferi edhe dy bashkudhëtarët tjerë e automjetit ‘Opel Astra’.
Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori Publik dhe ekipi policorë i stacionit policor Prilep./Telegrafi/