Gjatë ditës së djeshme në rrugën për në Strazhë, një automjet ‘Audi A6’ me tabela të Shkupit e drejtuar nga J.G (53) nga Shkupi ka dalë nga rruga dhe ka ra rreth 100 metra poshtë.
Shoferi sipas njoftimit të MPB-së, ka humbur jetën.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga stacioni policor i Gostivarit.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/