Një person ka humbur jetën sonte, pasi i njëjti në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi brenda një ndërtese të papërfunduar në kryeqytet.
Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti ka ndodhur në lagjen “Prishtina e re” në Prishtinë, saktësisht brenda një objekti, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.
“Viktima mashkull (1976), nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.
Bëhet e ditur se viktima ka rënë në hapësirën e rezervuar për vendosjen e ashensor, në një objekt në ndërtim.
Sipas zëdhënëses, rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës. /Telegrafi/