Siç njoftojnë nga MPB, dje rreth orës 17:20 në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, automjeti “Citoren Berlingo” me tabela të Kumanovës, e drejtuar nga L.M (66) nga Kumanova, goditi B.M (79) nga Kumanova.
Pas aksidentit, gruaja është dërguar në urgjencë në spitalin e Kumanovës, nga ku janë vërtetuar lëndimet e rënda trupore dhe është dërguar në klinikën “Nëna Tereza” në Shkup, ndërsa në orën 23:30 ka humbur jetën.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë./Telegrafi/