Policia në rrugën magjistrale Udovë-Demir Kapi, ka gjetur të ndjerin S.I (27), emigrant nga Bangladeshi dhe 14 emigrantë të tjerë nga Pakistani dhe Bangladeshi, nga ku gjashtë persona kanë qenë me lëndime të rënda.
Nga MPB thonë se emigrantët kanë deklaruar se kanë urdhëruar nga vozitësi i automjetit ku janë bartur të kërcejnë për shkak se në rrugë ka polici. Duke dalë nga vetura disa prej tyre janë lënduar, ndërsa 27 vjeçari ka vdekur, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer stacioni policor në Valladovë. Është njoftuar edhe prokrurori, që dha urdhër që trupi të çohet në autopsi.
Të lënduarit janë bartur në spitalet e Gjevgjelisë dhe Kavadarit. Nga MPB thonë se po ndërmarrin masa për gjetjen e vozitësit dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/