Telegrafi

Humb jetën një 39 vjeçar në Zubin Potok

Ngjarja aksidentale është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Dren të Zubin Potokut, ndërsa viktima, S.Rashkovic, mashkull, 39 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, besohet të kishte humbur jetën, pasi kishte humbur kontrollin mbi mjetin motorik-traktor, dhe ishte rrokullisur bashkë me të.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti është konstatuar të ketë qenë shkaktuar në oborrin e shtëpisë së tij.

“Besohet se viktima, kishte bërë përpjekje për të ndezur traktorin e tij, i cili kishte defekt në cilindrin ndezës, dhe duke u munduar që të njëjtin ta ndez duke e lëshuar poshtë livadhit, është munduar të kontrolloj atë, por dyshohet se për shkaqe të terrenit të rrëshqitshëm, traktori ka marrë shpejtësinë në një tatëpjetë, ndërsa viktima ka dështuar të kontrolloj atë, me ç’rast është rrokullisur bashkë me traktorin”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportit të mjekëve kujdestar, viktima kishte ndërruar jetë në vend ngjarje.

Prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin, ndërsa në mungesë të elementeve të veprës penale, i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të i lirohet familjarëve të tij kurse rasti të regjistrohet si vdekje aksidentale. /Telegrafi/