Site icon Telegrafi

Humb jetën një 21-vjeçar nga coronavirusi në Tetovë

“Kemi gjashtë viktima, më i riu prej të cilëve është 21 vjeç”, tha për AIM Gëzim Nuredini, koordinator në qendrën KOVID në Tetovë.

Sipas Nuredinit, prej orës shtatë të ditës së djeshme deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, gjithsej 17 persona u shtruan në spital, ndërsa nëntë u liruan nga spitali.

“Kemi gjashtë persona të vdekur, më i riu prej të cilëve është 21 vjeç. Numri i personave të shtruar në spital është 123, nga të cilët vetëm tetë persona kanë marrë një dozë vaksine, ndërsa vetëm shtatë persona kanë marrë dy doza”, njofton Nuredini./Telegrafi/

Exit mobile version