Site icon Telegrafi

Humb jetën nga goditjet e tre të rinjve

Ali Zeneli u plagos dhe më pas gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të rënda.

Djali i viktimës, Petrit Zeneli po grindej me tre të rinjtë Bledar, Eduard dhe Marinel Demiri, në oborrin e shtëpisë dhe Ali Zeneli, në përpjekje për të ndihmuar të birin, u godit me mjete të forta nga tre të rinjtë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe menjëherë arrestoi 4 personat, që u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Policia ka marrë në pyetje dhe persona të tjerë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./Telegrafi/
 

Exit mobile version