Telegrafi

Humb jetën nga coronavirusi edhe një 30 vjeçar në Kosovë

Në 24-orët e fundit nga coronavirusi kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa janë konfirmuar 437 raste të reja.

IKSHPK njofton se rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç).

Tutje, IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes, transmeton Telegrafi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145”, thuhet në njoftim.

Më së shumti raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 194 raste.

Prizren 36 raste, Pejë 34 raste, Vushtrri 21 raste, Gjakovë 20 raste.

Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 12 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 8 raste.

Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Suharekë 4 raste.

Drenas 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Junik, Klinë, Kllokot dhe Ranillug.

IKSHPK kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit, duke mbuluar gojën dhe hundën me maskë. /Telegrafi/