Një person ka humbur jetën në Istog derisa ishte duke punuar.
Sipas Policisë raportohet se viktima derisa ishte duke punuar me ekskavator, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Pejës ku dhe ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. /Telegrafi/