Telegrafi

Humb jetën në pus, gjashtëvjeçari nga Cërrnica e Gjilanit

Një fëmijë i lindur në vitin 2010, ka humbur jetën tragjikisht në pasditen e sotme, pasi ka ra në një bunar që gjendej afër shtëpisë.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për KosovaPress se policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:20 dhe, pasi kanë shkuar njësitë në vendin e ngjarjes, në fshatin Cërnicë të Gjilanit, së bashku me ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e fëmijës nga mbytja në ujë.

Ai njoftoi se prokurori ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Prishtinë.

Fëmija besohet se kishte dalë nga shtëpia i vetëm dhe në një largësi prej 100 metrash ka ra në një bunar të pashfrytëzuar ku edhe e ka humbur jetën.