Telegrafi

Humb jetën në automjet 45 vjeçarja në Shkup

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, mbrëmë në ora 21:!4, në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “ASNOM”, në Aerodrom, është gjetur e vdekur M.G (45) nga Shkupi.

Sipas policisë, derisa ka qenë në automjetin “Renault Kango” me tabela të Shkupit, bashkë me personin T.N (50) nga Shkupi, M.G i ka ardhur të fikët dhe ka humbur jetën.

Nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja dhune.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndërsa këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer SPB Shkup./Telegrafi/