Telegrafi

Humb jetën këmbësori në Gllamnik të Podujevës, goditet nga një kamion

Një person ka ndërruar jetë, pasi i njëjti është goditur nga një kamionetë në rrugën magjistrale Prishtinë Podujevë në fshatin Gllamnik.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Stacionit Policor ne Podujevë, Antigona Çitaku, e cila ka njoftuar se bëhet fjalë për një person të moshës 30 vjeçare, i cili derisa ishte duke kaluar rrugën afër shkollës në Gllamnik është goditur nga një kamionetë.

Sipas saj, policia dhe autoambulanca kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima ka ndërruar jetë një orë pasi është dërguar në QKUK.

Ndryshe, ajo ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar dhe po mbahet në stacion.

Ndërsa, Indeksonline nga burimet mëson se mbiemri i viktimës është Muçiqi.