Në një aksident trafiku në Kisella Vodë, ka ndërruar jetë ish-basketbollisti maqedonas Bllagoja Georgievski – Bushtur.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ardhur për shkak të rrëshqitjes. Ndërsa Georgievski ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka kryer hetime, ndërsa sot pritet të dalin më shumë detaje rreth aksidentit.
Ndryshe, në Kampionatin Evropian në 1971, të mbajtur në Gjermaninë Perëndimore, si anëtar i ekipit të basketbollit të Jugosllavisë, Georgievski fitoi një medalje argjendi.
Georgievski ishte pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1976 të mbajtura në Montreal si anëtar i ekipit të basketbollit të Jugosllavisë, ku fitoi një medalje argjendi.
Georgievski poashtu ishte ambasador në Olimpiadën Speciale./Telegrafi/