Telegrafi

Humb jetën familja pesë anëtarëshe në Indi, tufa e majmunëve shembin murin – përfundon mbi kokën e gruas dhe fëmijëve të saj

Një nënë dhe katër fëmijët e saj u shtypën për vdekje në shtëpinë e tyre në Indi, kur murin e oborrit e shembën një tufë majmunësh.

Pesë viktimat humbën jetën nga shembja e murit që ra mbi ata, pasi shkundej dhunshëm nga majmunët, transmeton Telegrafi.

Këtë familje e kishte zënë gjumi në oborr për shkak se freskuesja e ajrit nuk u punonte dhe bënte shumë vapë brenda. Gjithçka u zhvillua në Shahjaahanpur në Uttar Pradesh.

Megjithatë dy fëmijë tjerë kanë mbijetuar në atë që autoritetet indiane po e cilësojnë si “aksident tragjik”, duke u shprehur të gatshëm të paguajnë një shumë të majme familjarëve si dëmshpërblim.

Zyrtari lokal Vikram Singh është takuar me të mbijetuarit të cilëve u ka ofruar “tretmanin më të mirë të mundshëm”.

Në anën tjetër autoritetet në Uttar Pradhes, shtetin më të populluar në Indi, i kanë ofruar familjes 400 mijë rupee (4,600 euro) kompensim. /Telegrafi/