Site icon Telegrafi

Humb jetën djali i dëshmorit Gëzim Vishaj

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike Albert Vishaj djali i dëshmorit Gëzim Vishaj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur deputeti nga AAK, Rasim Selmanaj në një postim në Facebook, derisa ka ngushëlluar familjen.

“Bashkë ndjejmë dhe ndajmë dhembjen me familjen e nderuar të dëshmorit të kombit Gëzim Vishaj. Shpirti i tij u prehtë në paqen e pasosur!”, ka shkruar ai.

Ndaj këtij rasti tragjik, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka ngushëlluar familjen për humbjen e më të dashurit të tyre.

“I pikëlluar për tragjedinë në familjen Vishaj nga Belegu. Alberti ishte djalë i respektuar nga të gjithë, shëmbëllim i babait të tij dëshmor, bashkëluftëtarit tim Gëzim Vishaj. Jemi bashkë me këtë familje atdhetare, në përballimin e dhembjes së madhe. Alberti, u prehtë i qetë!”, thuhet nw reagimin e Haradinajt.

Exit mobile version