Telegrafi

Humb jetën 20-vjeçarja, ra nga kati i katërt i një pallati

Një 20-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:05 në rrugën “Zef Jubani”, ku shtetasja me iniciale T.M ka rënë nga kati i 4 i një pallati.

Përplasja ka rezultuar fatale për 20 vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake të bluve dyshohet se viktima mund të jetë vetë hedhur.

Policia po vazhdon hetimet.